Flash News

Ditari i Opozitës

Gjykata e Lartë 'rrëzoi' Salianjin, Zhupa: Burgu politik i tij, radiografia e një sistemi drejtësie të kapur

Gjykata e Lartë 'rrëzoi' Salianjin, Zhupa: Burgu politik i

Deputetja e PD, Ina Zhupa reagoi pas vendimit nga Gjykata e Lartë, duke rrëzuar kërkesën e Ervin Salianjit për pezullimin e dënimit. 

Në rrjetet sociale, Zhupa shkruan se burgu politik i tij është edhe radiografia e plotë e një sistemi drejtësie të kapur, të kontrolluar nga qeveria që jep vendime jashtë çdo llogjike juridike formale dhe substaciale.  

“Burgu politik nga narkoqeveria është medalje për një politikan luftarak dhe të përkushtuar për interesin publik si Ervin Salianji.
Por burgu politik i tij është edhe radiografia e plotë e një sistemi drejtësie të kapur, të kontrolluar nga qeveria që jep vendime jashtë çdo llogjike juridike formale dhe substaciale. Vendimi i sotëm i Gjykatës së Lartë e tregoi plotësisht.
Rast unik Ervin Salianji si deputeti i parë që gjykohet në gjykata me juridiksion të përgjithshëm, si shqiptari i parë në 34 vite që dënohet me burg për kallëzim të rremë, si i vetmi që ka akuzë kallëzim të rremë pa bërë kurrë kallëzim, si politikani që gjykohet në bazë të denoncimit publik që coi një të kërkuar nga drejtësia italiane në burg.
Me mikun, kolegun dhe demokratin Ervin Salianji, në betejën e tij për lirinë e shprehjes dhe mbrojtjen e demokracisë”, shkruan Zhupa.

Të fundit