Flash News

Ditari i Opozitës

Kërkoi heqjen e masës "detyrim paraqitjeje", Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Berishës

Kërkoi heqjen e masës "detyrim paraqitjeje", Gjykata e

Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e kryedemokratit Sali Berisha, i cili kërkoi heqjen e masës së sigurisë “detyrim paraqitjeje” që ka vendosur Apeli i GJKKO-së, në lidhje me dosjen “Partizani”, në 5 janar të këtij viti.

“Mospranimin e rekursit të paraqitur nga kërkuesi Sali Berisha, kundër vendimit nr. 1 (87-2025-1), datë 03.01.2025, të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, thuhet në vendimin e Gjykatës së Lartë.

Më herët, në nëntor 2024 Berisha me vendim të GJKKO u nxor nga arresti shtëpiak pas rreth 1 viti.

Gjithashtu, Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi edhe masën arrest shtëpie për dhëndrin e Berishës, Jamarbër Malltezi.

“Jamarber Malltezi – Lënien në fuqi të vendimit nr. 21 (87-2025-30), datë 24.01.2025, të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”.

 

Të fundit