Flash News

Ditari i Opozitës

Gjykata e Posaçme urdhëron SPAK të hetojë kallëzimin e Aulon Kalasë për manipulim zgjedhjesh

Gjykata e Posaçme  urdhëron SPAK të hetojë kallëzimin

Gjykata e Posaçme ka urdhëruar Prokurorinë e Posaçme (SPAK) të nisë hetimet për kallëzimin penal të bërë nga ish-kandidati për deputet i Partisë Demokratike, nen logon e ASHM, Aulon Kalaja.

Kalaja kishte depozituar më herët një kallëzim për manipulim të procesit zgjedhor në qarkun e Durrësit, duke akuzuar se janë përdorur metoda të paligjshme për deformimin e rezultatit të votimeve.

Gjykata e Posaçme  urdhëron SPAK të hetojë kallëzimin

Pas shqyrtimit të materialeve, Gjykata e Posaçme ka vlerësuar se pretendimet e ngritura kërkojnë hetim të thelluar dhe ka urdhëruar SPAK-un të regjistrojë procedimin penal për rastin në fjalë.

 Kalaja kërkon nga SPAK që të hetojë vendimin e paligjshëm të KAS, i cili vendosi për të rinumëruar pothuajse dyfishin e kutive që kaloi në proces dhe për shkak të trendit të lartë të tjetërsimit të votave të kandidatëve, e ndërpreu procesin.

Denoncimi u depozitua më 22 korrik. Kalaja deklaroi se i kishte kërkuar SPAK-ut që të sekuestronte kutitë e Durrësit dhe të bëhej rinumërimi i tyre, teksa akuzoi edhe KAS-in për shpërdorim detyre.

Të fundit