Flash News

Ditari i Opozitës

Gjykata e Tiranës: Lulzim Basha është kryetar i PD, propozon kandidatët për zgjedhjet e 6 marsit

Gjykata e Tiranës: Lulzim Basha është kryetar i PD, propozon

Pas kërkesës së kreut të KQZ-së, Ilirjan Celibashi, Lulzim Basha ka dërguar vërtetimin e Gjykatës së Tiranës përmes së cilës i vërteton se ai është kryetar i PD-së.

Bashkelidhur me vërtetimin e gjykatës së rrethit Tiranë i cili konfirmon se me urdhrin e ministrit të drejtësisë nr 12, datë 19.12.1990 është miratuar krijimi i partisë demokratike dhe ky doumentacion është depozituar në zyrën e regjistrimit të partive. Kryetari Lulzim Basha është personi i vetëm i  autorizuar të paraqesë në emër të partisë kandidatët për kryetar bashkie në zgjedhjet e pjesshme”, thuhet në dokumentin e PD, bashkëngjitur vërtetimit të gjykatës.  

Kujtojmë se institucionet e drejtësisë nuk kanë marrë ende një vendim për të legjitimuar kryetarin e PD-së, post për të cilin pretendojnë të dyja palët, si Basha, ashtu edhe ishkryeministri Sali Berisha.

 

Të fundit