Flash News
Tërmet në Shqipëri, ja ku ishte epiqendra
Aksident në autostradën Levan-Tepelenë, dy persona të plagosur
Aksident në autostradën Durrës-Tiranë, makina përfundon poshtë kamionit
Inceneratori i Tiranës, GJKKO pranon kërkesën e Bllakos për gjykim të shkurtuar
Shpallen datat e provimeve të Maturës Shtetërore 2025
Gjykata e Tiranës regjistron Berishën si kreun e PD, Topalli: Sfidë e fortë për çdo demokrat
Gjykata e Tiranës ka regjistruar në regjistrin e Partive Politike, Sali Berishën si kryetar të Partisë Demokratike, pas 3 vitesh seancash gjyqësore.
Ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli ka reaqguar pas këtij akti, duke e cilësuar këtë një histori të mbyllur që vuri në sfidë shumë demokratë.
"Mbyllet nje histori, qe vuri ne nje sfide te forte cdo demokrat, dhe qe turperoi te gjithe ata qe menduan se do zhduknin opoziten per ta zevendesuar me kukullat e tyre!", shkruan Topalli, krahas një foto të saj të para disa vitesh ku shfaqet krah Berishës dhe Azem Hajdarit.
Konflikti për drejtimin e PD-së nisi pas përjashtimit të Berishës nga grupi parlamentar nga ish-kryetari Lulzim Basha. Ky veprim shkaktoi ndarje të thella brenda partisë dhe përshkallëzoi përplasjet politike dhe juridike.
Më 11 qershor të këtij viti, trupa e përbërë nga treshja gjyqtare me relatore Alma Ahmeti dhe dy anëtarët Iliba Bezati dhe Elona Toro njohu vendimin e Agron Zhukrit, që kishte vendosur që vula t’i jepej Sali Berishës. Ky i fundit u lirua nga masa "arresti shtëpiak" më 27 nëntor me vendim të gjyqtares, Flojera Davidhi.