Flash News

Ditari i Opozitës

Gjykata e Vlorës e la në burg, Fredi Beleri votohet në qeli

Gjykata e Vlorës e la në burg, Fredi Beleri votohet në qeli

Fredi Beleri, kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” do të votohet sot nga qelia.

Beleri u la në burg një ditë më parë nga Gjykata e Vlorës, pasi u arrestua nën akuzën e shit-blerjes së votës, mesnatën e 12 majit.

Beleri u arrestua teksa dilte nga shëtitorja në Himarë bashkë me avokatin e tij dhe disa anëtarë të shtabit elektoral. Kandidati i BF u shoqërua me forcë nga efektivët e policisë.

Arrestimi i tij solli një përplasje mes Greqisë dhe Shqipërisë. Athina zyrtare vuri në lëvizje edhe autoritetet e BE-së duke e konsideruar jo të ligjshëm arrestimin e Belerit.

Nga ana tjetër, qeveria pretendon se provat për Belerin kanë faktuar dhe ai duhet të trajtohet njësoj si qytetarët e tjerë.

Të fundit