Flash News

Ditari i Opozitës

Gjykata Kushtetuese certifikoi zgjedhjet e 30 qershorit, kjo është lëvizja që paralajmëroi PD

Gjykata Kushtetuese certifikoi zgjedhjet e 30 qershorit, kjo është

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar sot kërkesën nga Shoqata e Bashkive, e cila insistonte përsëritjen e zgjedhjeve.  

Pasi mori në shqyrtim edhe opinionin e Komisionit të Venecias, Gjykata rrëzoi kërkesën e Shoqatës së Bashkive, të përfaqësuar nga Voltana Ademi, për kushtetutshmërinë e regjistrimit të Partisë Bindja Demokratike në zgjedhje, duke e njohur procesin si të ligjshëm. 

Por cili është skenari që ka menduar PD të vejë në zbatim në rast se Kushtetuesa rrëzonte kërkesën  nga Shoqata e Bashkive që drejtohet nga Voltana Ademi, kryetare e bashksië Shkodër.

Dy net më parë e ftuar në studion e “Radarit Informativ” në ABC, Ademi paralajmëroi se nëse Gjykata Kushtetuese nuk i shpall ilegjitime zgjedhjet do ta çojnë çështjen në Strasburg.

“Ne pretendojmë që ky proces ka qenë ilegjitim. Gjykata nëse do marrë një vendim, do marrë një vendim të qartë. Nëse s’jemi të kënaqur me vendimin do shkojmë në Strasburg. Nëse Kushtetuesja s’e merr fare në konsideratë të marrë një vendim në këtë rast bëhet e vështirë për të shkuar në Strasburg.

Kur e kam bërë kërkesën kam shpresuar të kishim një gjykatë funksionale”, tha Ademi

Kujtojmë se zgjedhjet lokale të 30 Qershorit, PD-LSI i bojkotuan dy vite më parë.

Të fundit