Flash News

Ditari i Opozitës

Gjykata Kushtetuese nuk e shkarkoi Metën, ç’thotë Basha

Gjykata Kushtetuese nuk e shkarkoi Metën, ç’thotë Basha

Kryedemokrati Lulzim Basha është pyetur nga gazetarët në hyrje të Kuvendit për vendimin e Gjyaktës Kushtetuese, e cila nuk e pranoi kërkesën e Kuvendit për shkarkimin e presidentit Ilir Meta.

Basha tha se nuk komenton vendimet e gjykatës, ndërsa shtoi se PD është e përqëndruar në zbardhjen e “aferës” së inceneratorëve.

“Nuk kam asnjë komenton për vendimin e Gjykatës Kushtetuese, sepse nuk është vendim i cili komentohet. Mund t’ju them se për ne theksi edhe sot edhe nesër, deri në zbardhjen e plotë të skandalit më të madh të këtyre 30 viteve, është prioriteti kryesor”, tha Basha.

 

Të fundit