Flash News

Ditari i Opozitës

Gjykata Kushtetuese pranon padinë e PD për Butrintin, Zhupa: Fillimi i mbarë, gjysma e punës

Gjykata Kushtetuese pranon padinë e PD për Butrintin, Zhupa: Fillimi i

Deputetja e PD, Ina Zhupa ka komentuar vendimin e pak ditëve më parë nga Gjykata Kushtetuese, e cila ka pranuar të shqyrtojë padinë për koncesionin e Parkut Arkeologjik të Butrintit.  

Në një intervistë për Euronews Albania, Zhupa tha se ky është një lajm i mirë, ndërsa theksoi se kjo është dosja më voluminoze që ka marrë në shqyrtim ky institucion.

Ajo tha se PD ka kërkuar pezullim të menjëhershëm të marrëveshjes koncensionare, megjithatë ky është vendim që i takon Gjykatës.

 “Është një fitore sepse fillimi i mbarë gjysma e punës dhe Gjykata Kushtetuese ka treguar se ka refuzuar dhe paditë e bëra nga deputetët opozitarë të të gjitha kohërave qoftë kur i bënte opozita e PS, qoftë dhe së fundmi nga opozita. Jam e lumtur që testin e parë të konferencës së gjyqtarëve Butrinti e ka kaluar, kjo do të thotë se dosja ka qenë e kopsitur mirë. Mund  të them se është dosja më voluminoze që ka marrë Gjykata Kushtetuese, për shkak se shkeljet ishin të mëdha.

Kjo bëri që çështja të kalonte me sukses testin e parë dhe  deri në fund të janarit të priten prova nga të gjitha palët. Ne kemi kërkuar dhe pezullimin e menjëhershëm të kësaj marrëveshje koncensionare pavarësisht se sa do të zgjasë gjykimi. Marrëveshja është në periudhë tranzitore, ndërkohë është Gjykata ajo që do të vendos nëse puna do të pezullohet gjatë kohës që shqyrtohet apo do të vazhdojë puna”-tha ajo.

 Zhupa e ka cilësuar ligjin antikushtetues sepse bie në kundërshtim me Konventën e Parisit 1972. Ajo thekson se ligji ndan në dy pjesë menaxhimin e parkut. Kjo bie në kundërshtim me përcaktimet e UNESCO-s për menaxhimin si një i tërë.

 

Të fundit