Flash News

Ditari i Opozitës

Gjykata njeh “Rithemelimin”, regjistron ndryshimet statutore të Kuvendit të Berishës

Gjykata njeh “Rithemelimin”, regjistron ndryshimet statutore të

Gjykata e Tiranës njeh Komisonionin e Rithemelimit. Gjyqtari Agron Zhukri ka vendosur të regjistrojë ndryshimet statutore të miratuara në Kuvendin e 11 dhjetorit, të thirrur nga ish-lideri Sali Berisha.

Ndryshimet statutore që u miratuan në Kuvendin e Berishës parashikojnë shkarkimin e drejtuesve dhe funksionarëve aktual. Tashmë PD do të ketë vulë e logo të re. Kujtojmë se në Kuvendin e 11 dhjetorit morën pjesë 4934 delegatë.

Vendimet e Kuvendit të 11 dhjetorit:

1. Miratimi i Statutit të ri të Partisë

2. Shkarkim i Nënkryetarëve, të Sekretarit të Përgjithshëm dhe funksionarëve të tjerë të PD

3. Organet qendrore të partisë, përveç Kuvendit Kombëtar, ndalohet të ushtrojnë kompetencat deri më 22 mars 2022

4. Pavlefshmëri konstituimit të Kryesisë së PD, rrjedhimisht konsiderim nul të Kryesisë

5. Pavlefshmëri të vendimit të Kryesisë së partisë për të thirrur Kuvendin më 18 dhjetor

6. Anulimin e thirrjes publike dhe të njoftimit të degëve të PDSH për mbajtjen e Kuvendit të 18 dhjetorit

7. Ngritja e Komisionit të Rithemelimit të Partisë Demokratike të Shqipërisë me përbërje me 29 anëtarë

8. Komisioni i Rithemelimit të PD, përgjegjës për organizimin dhe fillimin e proceseve referendare e zgjedhore në PD

9. Thirrjen e mbledhjes së Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike më 22 mars 2022

10. Votimin për shkarkimin e kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha! Thirrjen e referendumit ratifikues të shkarkimit të Bashës mës 18 dhjetor 2021

 

Të fundit