Flash News

Ditari i Opozitës

“Gjykata nuk mund të mohojë të drejtën”, Hajdari: PD të mos trajtohet si pronë private

“Gjykata nuk mund të mohojë të drejtën”,

Rudina Hajdari ka dhënë një deklaratë për mediat nga Gjykata e Apelit lidhur me vendimin që ky institucion do të jap për vulën dhe logon e Partisë Demokratike. Anëtarja e këshillit kombëtar të PD-së tha se kryetari i opozitës zgjidhet nga populli dhe jo nga gjykata dhe se në këtë mënyrë po shkelen të drejtat.

“Ajo që po ndodh është e paprecedentë. I kujtoj gjykatës , shoqërisë që ky është një problem që na përket të gjithë. Gjykata nuk mund të mohojë të drejtën. PD nuk mund të trajtohet si pronë private, s’mund të vendoset nga një trup gjykues nëse kjo i përket zoti Berisha apo jo. E inkurajoj gjykatën që ta shoh këtë vendim."

"Po e them dhe si nënë, jam e shqetësuar. jam këtu për t’i kujtuar gjykatës, se gjithë procesi është falsitet. PD nuk mund të trajtohet si pronë private. Do e inkurajoja gjykatën që mos të harrojë drejtësinë, dhe të prevalojë shumicën. Shumica është vullneti përmes votës."

"E vendosin anëtarët e PD të ardhmen e kësaj partie. Parimi po thuhet, dhe dua t’ua rikujtoj gjykatës. Jam këtu si gardiane e këtij parimi, pasi jam e bija e Azem Hajdarit, që dha jetën për këto parime. Ndaj i bëj thirrje gjykatës që të kenë parasysh që partitë dhe kryetarët e tyre zgjidhen si proces i votës së lirë dhe jo përmes gjyqeve”, tha Rudina Hajdari.

Të fundit