Flash News

Ditari i Opozitës

Gjykata pranon kërkesën e Alibeajt për ankimim për vendimet e Kuvendit të 11 Dhjetorit

Gjykata pranon kërkesën e Alibeajt për ankimim për vendimet

Gjykata e Tiranës ka pranuar kërkesën e kreut të grupit parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj, për të ankimuar vendimin mbi regjistrimin e vendimete të Kuvendit të 11 Dhjetorit. Çështja do të shqytohet nga gjyqtarja Blerina Muça.

“Kundër këtij vendimi është paraqitur ankim nga Partia Demokratike e Shqipërisë përfaqësuar nga z. Enkelejd Alibeaj, në datë 05.04.2022.

Kjo kërkesë me Nr. 508 Akti, është regjistruar në datë 05.04.2022, me objekt disponim mbi ankimin:  “Prishjen e Vendimit Nr. 1346/222 Akti Nr. 3 Vendimi, dates 25.03.2022 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane me gjyqtar Agron Zhukri duke vendosur pushimin e gjykimit ose kthimin e saj per shqyrtim ne te njejten gjykate por me tjeter trupe gjykuese.“, e cila pasi është shortuar do të gjykohet nga gjyqtare znj. Blerina Muça”, njofton gjykata.

Gjykata bën me dije se për statutin e PD-së do të pritet vendimi i formës së prerë, pasi edhe pas dorëheqjes, Lulzim Basha ekziston ende si kryetar i PD.

“Duke marrë parasysh interesimin e lartë të mediave, shtypit të shkruar, por edhe portaleve të ndryshme në lidhje me kërkesat e depozituara pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë nga Partia Demokratike e Shqipërisë dhe nga Partia Demokratike e Shqipërisë, përfaqësuar nga Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit të PD, si dhe paqartësive në lidhje me procedurat gjyqësore dhe administrative të këtyre kërkesave, informojmë sa vijon:

Kërkesa me Nr. 214 Akti, datë 13.12.2021 regjistrimi, me kërkues: Partia Demokratike e Shqipërisë, përfaqësuar nga Sekretari i Përgjithshëm z. Gazment Bardhi me objekt: Pasqyrimin e ndryshimeve të Statutit të Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe të organeve të reja të zgjedhura në Kuvendin Kombëtar të datës 17.7.2021, është gjykuar nga gjyqtare znj. Blerina Muça, e cila me vendimin e datës 18.03.2022, ka vendosur: “1. Pranimin e kerkeses se pales kerkuese Partia Domokratike e Shqiperise. 2. Depozitimin e satutit dhe vendimeve te dala nga Kuvendi Kombetar i Partise Demokartike te Shqiperise e dates 17.07.2021. 3. Kunder ketij vendimi mund te behet ankim sipas ligjit.”

Kundër këtij vendimi është paraqitur ankim nga vetë pala kërkuese dhe kjo dosje do ti përcillet Gjykatës së Apelit Tiranë për shqyrtimin e tij.

Kërkesa me Nr. 222 Akti, datë 15.12.2021 regjistrimi, me kërkues: Partia Demokratike e Shqipërisë, përfaqësuar nga Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit të PD, me objekt: Depozitim ndryshimesh statutore dhe vendimmarrje të Kuvendit Kombëtar, është gjykuar nga gjyqtar z. Agron Zhukri, i cili me vendimin e datës 25.03.2022, ka vendosur: “1. Pranimin e kerkeses se pales kerkuese Partia Domokratike e Shqiperise, perfaqesuar nga Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit të P.D.SH.

2. Depozitimin e vendimeve te kuvendit Kombetar te PDSH duke rregjistruar ndryshimet perkatese ne regjistrin e partive politike: Vendimin nr 1. dt. 11.12.2021, me anekset bashkëlidhur Statutin e Partisë Demokratike, të Kuvendit Kombëtar të Partisë

Vendimin nr 2. dt. 11.12.2021 të Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike

Vendimin nr 3. dt. 11.12.2021 të Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike

Vendimin nr 4. dt. 11.12.2021 të Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike

Vendimin nr 5. dt. 11.12.2021 të Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike

Vendimin nr 6. dt. 11.12.2021 të Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike

Vendimin nr 7. dt. 11.12.2021 të Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike 3. Kunder ketij vendimi mund te behet ankim sipas ligjit”, njofton më tej gjykata.

Të fundit