Flash News

Ditari i Opozitës

Regjistrohet statuti i Kuvendit të 11 Dhjetorit, Alibeaj: Vendim pa prova, do të paraqesim ankim

Regjistrohet statuti i Kuvendit të 11 Dhjetorit, Alibeaj: Vendim pa prova,

Gjykata e Tiranë regjistroi pak më parë statutin e Kuvendit të 11 Dhjetorit, të miratuar nga Komisioni i Rithemelimit.

Në një deklaratë për mediet, kryetari komanduar në PD Enkelejd Alibeaj tha se  vendimi është i pabazë dhe pa prova, ndërsa njoftoi se do të paraqesin një ankim

“Për mua është një vendim në nivelet e skandalit. Sic e dini ju gjyqtari ka deklaruar njohjet e veta anësinë e vet në këtë proces. Pavarësisht kësaj në tejkalim të ligjit e ka marrë në shqyrtim. Së dyti, PD ka bërë ankim për regjistrimin e vendimeve të datës 18 Dhjetor.  Çështja është në Apel bashkë me të gjithë dosjen. Gjyqtari i sotëm nuk ka pasur një dosje. Ka marrë një vendim pa pasur prova. Që një vendim të ketë efekt mbi palën tonë, duhej të ishim edhe ne palë. Na lind detyrimi të paraqesim kallëzim për shpërdoim detyre për gjyqtarin që e kam autorizuar. Vendimi i sotëm është një vendim që ne do ushtrojmë ankim”, tha Alibeaj.

Të fundit