Flash News

Ditari i Opozitës

Gjykata regjistron ndryshimet statutore të Kuvendit të Bashës

Gjykata regjistron ndryshimet statutore të Kuvendit të Bashës

Gjykata e Tiranës ka regjistruar sot ndryshimet statutore të miratuara në 17 korrikut në Kuvendin Kombëtar të thirrur nga kryedemokrati Lulzim Basha.

Ato përfshijnë zgjerimin e Kryesisë, shtimin e numrit të sekretarëve si dhe krijimin e Këshillit Koordinues të Qarkut për organizimet elektorale.

Statuti i ri përbëhet nga 60 nene. Sa i përket ndryshimeve statutore të miratuara në Kuvendin e 11 dhjetorit, i cili u thirr nga ish-lideri Sali Berisha nuk ka ende një datë se kur do të shqyrtohen.

 

Të fundit