Flash News

Ditari i Opozitës

Gjykata rrëzon Kuvendin, shfuqizohen masat disiplinore ndaj deputetëve të opozitës

Gjykata rrëzon Kuvendin, shfuqizohen masat disiplinore ndaj deputetëve

Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë ka vendosur sot shfuqizimin e masave disiplinore “përjashtim nga pjesëmarrja në komisione dhe seancë plenare” për një periudhë 30-ditore ndaj disa deputetëve të opozitës.

Vendimi përfshin deputetët Flamur Noka, Albana Vokshi, Elda Hoti, Belind Këlliçi, Klevis Balliu dhe Fidel Kreka.

Masat disiplinore lidhen me seancën plenare të datës 18 dhjetor 2025, ndërsa vendimet për ndëshkimin ishin marrë më 23 dhjetor 2025 nga Sekretariati për Etikën dhe ishin lënë në fuqi më 20 janar 2026 nga Byroja e Kuvendit.

Sipas vendimit të gjykatës, këto masa janë konsideruar të marra në kundërshtim me ligjin, duke çuar në shfuqizimin e tyre.

Ky është rasti i dytë që gjykatavendos në favor të deputetëve të opozitës.

Të fundit