Flash News

Ditari i Opozitës

Gjykata thotë fjalën e fundit, LSI zyrtarisht do të njihet si Partia e Lirisë

Gjykata thotë fjalën e fundit, LSI zyrtarisht do të njihet si

Gjykata e ka thënë fjalën e saj dhe nga sot, Lëvizja Socialiste për Integrim do të njihet zyrtarisht si Partia e Lirisë. Kërkesa për ndryshimin e emrit u depozitua në gjykatë në datën 31 gusht.

Kujtojmë se ndryshimi i emrit, i çështjeve organizative, etj, u prezantua në Konventën e LSI, e cila u mbajt në fund të muajit korrik. Pas drejtimit të ri që mori kjo parti, dha dorëheqjen edhe Monika Kryemadhi.

Partia e Lirisë tashmë drejtohet nga ish-presidenti Ilir Meta, ndërsa numri dy i saj është diplomati, Agim Nesho.

Në prezantimin e PL-së rreth dy muaj më parë, Ilir Meta tregoi tre drejtimet, ku do të fokusohet puna e Partisë së Lirisë. Ai tha se lufta kundër korrupsionit, qeverisja e vendit dhe organizimi i partisë janë pikat kryesore.

Të fundit