Flash News

Ditari i Opozitës

Gjyqet e humbura në arbitrazh, Kryemadhi: Të qëllimshme, paratë ndahen me familjarët e Edi Ramës

Gjyqet e humbura në arbitrazh, Kryemadhi: Të qëllimshme,

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi deklaroi se humbja e proceseve gjyqësore në Gjykatën e Arbitrazhit është e qëllimtë. Ajo tha për "Fax News" se mjafton të shkosh në zyrat e arbitrazhit ndërkombëtar dhe do shikosh shkeljet procedurale. Sipas Kryemadhit familjarët e Edi Ramës janë të përfshirë në këto kompani.

"Për një gjë jam e bindur që gjyqet që ka humbur Edi Rama, janë humbur në bashkëpunim me Edi Ramën dhe janë fatura të cilat jam e bindur se kompanitë që kanë fituar gjyqet nuk kanë për të marrë as 1/10-n e tyre dhe 90 për qind e parave të cilat bëhet sikur do të merren nga kompanitë e arbitrazhit do të ishin para që do të ndaheshin midis Edi Ramës dhe familjarëve të tij. Mjafton të shkosh në zyrat e arbitrazhit ndërkombëtar dhe të shikosh se si është bërë kjo procedurë dhe familjarët e tij të përfshirë në këto kompani. Kështu që do të tërhiqen të gjitha kompanitë që kanë hyrë në këtë allishverish me Edi Ramën", tha ndër të tjera Kryemadhi.

 

Të fundit