Flash News

Ditari i Opozitës

Gjyqi për dosjen "Partizani"/ Berisha: Nuk kemi ende në dorë vendimin e marrë nga gjykatësja!

Gjyqi për dosjen "Partizani"/ Berisha: Nuk kemi ende në
Sali Berisha

Kreu i PD-së, Sali Berisha, gjatë konferencës së zhvilluar me gazetarët u pyet edhe në lidhje me gjyqin për dosjen "Partizani". Berisha u shpreh se pavarësisht se Gjykata ka caktuar datën 30 qershor për shqyrtimin e çështjes, vetë Berisha dhe Malltezi gjithashtu dhe pala mbrojtëse nuk kanë ende vendimin e marrë nga gjykatësja që ka dërguar çështjen për gjykim. 

Berisha e ka cilësuar këtë si një akt të pavend, ndërsa është shprehur se të gjitha të tjerat do të përcaktohen në vijim nga konsulta me palën mbrojtëse. 

"Së pari, komenti im është vetëm ky: personalisht ne të interesuarit dhe trupa e mbrojtjes nuk ka gjer sot në dorë vendimin e marrë nga gjykatësja që ka dërguar çështjen për gjykim. Nuk kemi vendimin. A mund të imagjinoni ju? Edhe kjo ndodh.
Të gjitha të tjerat do përcaktohen nga konsulta me avoketërit, e cila është jashtë kësaj salle",- ka deklaruar Berisha.

Të fundit