Flash News

Ditari i Opozitës

Gjyqi për Gërdecin, Mediu: Nuk ka asnjë fjalë, jo më fakt, që më implikon në shpërdorim detyre

Gjyqi për Gërdecin, Mediu: Nuk ka asnjë fjalë, jo më

Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, ka folur për mediat pas përfundimit të seancës gjyqësore të çështjes “Gërdeci”.

Mediu tha se nuk asnjë fjalë, e jo më fakt, që e implikon në shpërdorim të detyrës së akteve dhe detyrimeve ligjore, që ka pasur si ministër i Mbrojtjes.

Mediu deklaroi se i shërben së vërtetës që ai në cilësinë e ish-ministrit, të pyetet në fund të procesit.

“E kam theksuar që 17 vjet nuk jam pyetur. SPAK kishte kohë dy vjet, jo vetëm të pyeste, por edhe të korrigjonte veprimet e paligjshme që ka bërë prokuroria e mëparshme dhe nuk e bëri. Mendoj se është në shërbim të së vërtetës që unë të pyetem në fund të procesit, kur e kanë kërkuar edhe avokatët e mi, kur ka të drejtë dhe të prokuroria të pyesë, ka të drejtë dhe gjykata, edhe familjarët. Pse në fund? – sepse mendoj se është mirë që gjithsecili të dijë rrethanat dhe faktet e dëshmive dhe njëkohësisht edhe dokumentet shkresore dhe kjo e bën më të plotë dhe më të qartë dhe raportin tim me procesin.

Sepse unë besoj që në të gjitha këto seanca gjyqësore, për këdo,  i cili do ta mësojë të vërtetën, ka dalë qartë se nuk ka asnjë fjalë të vetme, jo më fakt, që të implikojë ministrin në shpërdorim të detyrës të akteve dhe detyrimeve ligjore që ai ka pasur”, deklaroi Mediu.

Të fundit