Flash News

Ditari i Opozitës

Gjyqi për “Partizanin”/ Debate mes avokatit të Berishës dhe prokurorit, shtyhet seanca

Gjyqi për “Partizanin”/ Debate mes avokatit të

Është shtyrë seanca gjyqësore për dosjen Partizani.

Mësohet se shkak për shtyrjen janë bërë përplasjet mes avokatit të Berishës, Genc Gjokutaj dhe prokurorit.

Në nisje të seancës, avokati i Berishës, Genc Gjokutaj, paraqiti një kërkesë paraprake për përjashtimin e trupës gjykuese.

“Gjyqtarët e GJKKO janë të monitoruar dhe vëzhguar nga SPAK dhe BKH. Kjo mbikëqyrje e gjykatës nga një palë në proces shkel parimin e një gjykate të pavarur,” argumentoi Gjokutaj.

Në reagim, prokurori i SPAK, Arben Kraja, u shpreh shkurtimisht: “Nuk dua të shprehem për kërkesën, por Gjykata Kushtetuese i ka dhënë përgjigje këtij pretendimi.”

Pas debateve, gjykata vendosi të shtyjë seancën për në 15 shtator, ora 10:30.

Të fundit