Flash News

Ditari i Opozitës

Gjyqi për statusin e PD, Berisha: Nëse nuk zbatohet vendimi i gjykatës, revolucion për të mbrojtur pluralizmin politik

Gjyqi për statusin e PD, Berisha: Nëse nuk zbatohet vendimi i

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka paralajmëruar se nëse kryeministri Rama nuk lejon zbatimin e vendimit të gjykatës për statusin e PD, opozita do të ngrihet për një revolucion për të mbrojtur pluralizmin politik.

I ftuar në ‘Task Force’ në SYRI TV me, Berisha tha se,  Rama e përdor si një mekanizëm për të vjedhur zgjedhjet.

Ne nuk do të shuhemi, por do të ngrihemi me të gjithë forcën në një revolucion që nuk e ka parë Shqipëria ndonjëherë për të mbrojtur pluralizmin në Shqipëri. E them këtu dhe le ta provojë.

Këtu nëse pluralizmi politik, nëse fati i një demokracie përcaktohet nga një urdhër ekzekutiv për të mbajtur peng vendimin e gjykatës, këtu është fundi. Kjo nuk është gjë tjetër, vetëm asgjësimi i forcës politike dhe pluralizmit. Kjo është dorëzimi i zgjedhjeve.

Nëse ai merr logon, dhe na heq logon ne dhe ne shkojmë me një flamur tjetër në zgjedhje vetëkuptohet që të paktën minimumi 10% e njerëzve do të vinin në shpi për shkak të flamurit. Ky është një mekanizëm për të vjedhur zgjedhjet. Ne do të bëjmë një betejë për jetë ose vdekje të forcës tonë politike. Protesta të papara ndonjëherë.

Nuk po zbatohet vendimi i gjykatës. Unë po veproj për të zbatuar vendimin e gjykatës. Në botë nuk ka forcë që mund të pengojë regjistrimin e një force apo shoqate politike. Ne nuk kemi asnjë lloj tagri për tu dorëzuar para një urdhri ekzekutiv që nuk lejon. Gjykata ka vendosur, unë nuk kam asgjë me gjykatën, sepse ajo ka marrë një vendim.

Unë besoj se revolucioni do të jetë i mbarë shqiptarëve. Me këto zgjedhje ne i japim fund monizmit të Edi Ramës. Ne kemi bërë përgatitjet më serioze për këto zgjedhje, për të marrë pjesë. Atëherë ky nuk do të na lejë të marrim pjesë sepse urdhëron mos regjistrimin e vendimit të gjykatës’, tha Berisha.

 

Të fundit