Flash News

Ditari i Opozitës

Gjyqtari u takua me përfaqësues të Rithemelimit para vendimit? Noka: Është takuar edhe me njerëz të Bashës

Gjyqtari u takua me përfaqësues të Rithemelimit para vendimit?

Deputeti dhe përfaqësuesi i Komisionit të Rithemelimit, Flamur Noka komentoi vendimin e gjyqtarit Agron Zhukri, i cili miratoi statutin e Berishës një ditë më parë.

I pyetur nëse gjyqtari, Agron Zhukri u takua para vendimit me përfaqësues të Rithemelimit, Noka tha se nëse ka ndodhur nuk sheh asnjë problem.

‘Në rast se zoti Zhukri është takuar me një kriminel të rrezikshme është tjetër gjë, drejtësia duhet të hetojë, nëse është takuar me një qytetar të lirë unë nuk e shoh ku qëndron problemi, shantazhi që i bë gjyqtarit 12 orë para se të  merrte vendin, ajo është vepër penale në bazë të ligjit. Sot jemi për të përcjellë mesazhin e bashkimit. Zhukri është takuar edhe me njerëzit e afërt të Bashës, por për ne nuk ka asnjë rëndësi ajo’, tha Noka.

Një ditë para vendimit, Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazmend Bardhi hodhi akuza se gjyqtari është takuar me përfaqësues të Rithemelimit dhe ka ndikuar në marrjen e vendimit.

 

Të fundit