Flash News

Ditari i Opozitës

“Gjyqtarja me tre mbiemra, një falsifikatore e shpifur”, Berisha: KLGJ e mbrojti me urdhër të Ramës

“Gjyqtarja me tre mbiemra, një falsifikatore e shpifur”,

Irena Gjoka, gjyqtarja e cila po gjykon çështjen e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri si dhe të kreut të PD Sali Berisha u akuzua sot nga mediat greke se është dënuar në Greqi për falsifikim të dokumenteve.

Kreu i PD, Sali Berisha komentoi këtë fakt, duke e cilësuar gjyqtaren një falsifikatore të shpifur.  Po ashtu, Berisha u ndal edhe te reagimi i Këshillit të Lartë Gjyqësor, duke thënë se e mbrojti gjyqtaren me urdhër të Ramës.

Berisha: Sot Edi Rama urdhëroi një gjykatëse falsifikatore të shpifur, një njeri pa ligj, pa moral ligjor, një mashtruese ordinere, të turpshme, të shtyjë procesin, vetëm e vetëm se nuk ka asnjë fakt.

Vetëm e vetëm se është një proces fund e krye politik.

Një proces fund e krye ekstraligjor.

Një proces fund e krye antikushtetues.

Dhe pas publikimit në të gjithë mediat e mëdha të Greqisë, të dokumenteve zyrtare, në të cilat faktohet se Irena me tre mbiemra, figuronte e dënuar nga gjykata e Apelit të shtetit fqinj, si një falsifikatore e ulët, vetëm pak orë mbrapa, nga zyra e Edi Ramës do shkonte në KLGJ-në e tij, reagimi në të cilin merrej në mbrojtje një falsifikatore e shpifur.

Një turp njeri, një turp gjykatëse.

Imagjinoni ju se kush është kreu i Gjykatës Speciale të Shqipërisë.

Një falsifikatore e dënuar, një delinkuente.

Imagjinoni ju kush është kryetare e KLGJ-së, një kukull e neveritshme, që në vend të qëndrojë mbi dokumentet zyrtare që faktojnë se Irena me tre mbiemra ka mashtruar, ka fshehur krimin dhe se duhet të shkojë menjëherë para drejtësisë, lexon avokatinë e zyrave të Edi Ramës.

Ky është një sistem antiligjor, një sistem që ka vetëm një mision, të mbrojë krimet e Edi Ramës.

Të mbrojë pushtetin e krimit të Edi Ramës.

Të fundit