Flash News

Ditari i Opozitës

Goditet Erion Isai, kandidati i “Bashkë Fitojmë”: Tentova të zbus gjakrat, donin të më godisnin

Goditet Erion Isai, kandidati i “Bashkë Fitojmë”: Tentova

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” në Kolonjë, Et’hem Lumani ka reaguar pas incidentit me kryebashkiakun Erion Isai, i cili u dhunua nga disa persona tashmë të arrestuar dhe nën hetim nga autoritetet.

Lumani tha për mediat se ka marrë një denoncim nga banorët e fshatit Qinam se Isai bashkë me kryetarin e PS-së po bënin fushatë në ditën e heshtjes zgjedhore.

Lumani deklaroi se ka kontaktuar menjëherë policinë dhe i ka kërkuar të marrin masa. Kandidati i Bf thotë se tentoi të zbuste gjakrat pasi si shoqëruesit e Isait ashtu edhe kryetari i PS në Kolonjë tentuan ta godisnin.

“Kam bërë një fushatë modeste pa asnjë lloj problemi. Dje ishte heshtje elektorale. Mbrëmë në mesnatë kryetari i bashkisë, Erion Isai ka qenë në fushatë bashkë me kryetarin e PS-së dhe një grup shoqëruesish në fshatin Qafëzez.

Ata që më informuan mua, me thanë që kishte shkuar Kryetari aty bashkë me kryetarin e PS-së. Menjëherë kam marrë në telefon shefin e Komisariatit dhe i kam thënë meqë sot është heshtje zgjedhore, urgjentisht merrni masa të mos ndodhë ndonjë incident.

Më të marrë këtë informacion, djemtë e fshatit e kanë ndaluar Isain në fshatin Qinam. Kam tentuar të zbus gjakrat pasi incidenti mund të ishte më i rëndë. Kanë dashur të më godasin si kryetari i PS-së, ashtu edhe shoqëruesit e Isait. Unë jam babai juaj, jam kandidati, do ta zgjidhim këtë situatë. Më pas ka ardhur policia dhe kanë tentuar edhe në prezencë të tyre të më godasin. Iu thashë që çështjen do ta zgjidhim në Komisariat”, deklaroi Lumani.

Të fundit