Flash News

Ditari i Opozitës

Vrasja e Khamenei, PD: Goditje fatale për regjimin, lajm i mirë për popullin iranian dhe botën e lirë

Vrasja e Khamenei, PD: Goditje fatale për regjimin, lajm i mirë

Kryetari i Partisë Demokratik, Sali Berisha ka reaguar pas raportimeve për vrasjen e liderit suprem të Iranit, Ali Khamenei.

Në reagim, Berisha përuron popullin Iranian për goditjen ndaj regjimit Ayatollah.

“Lajmet tashmë nga shumë burime konfirmojnë vrasjen e diktatorit mizor të Teheranit, Ajetullah Khamenei, nga bombardimi i bunkerit të tij nga aviacioni amerikano-izraelit. Ky është një lajm shumë i mirë jo vetëm për kombin iranian, por për të gjithë njerëzit e lirë në mbarë botën. Partia Demokratike përshëndet këtë goditje fatale për regjimin obskurantist të Iranit dhe uron që, pas vrasjes së tij dhe eliminimit të dhjetëra zyrtarëve të tjerë të regjimit teokratik të Ajetullahëve, populli iranian të fitojë lirinë e mohuar për dekada nga ky regjim”, thuhet në deklaratën e Berishës.

Të fundit