Flash News

Ditari i Opozitës

Godole e ashpër me Alibeajn: Kur nuk i keni 61 kandidatë, shkrijeni partinë ose dorëzojeni!

Godole e ashpër me Alibeajn: Kur nuk i keni 61 kandidatë, shkrijeni

Jonila Godole ka reaguar me tone të ashpra ndaj Enkelejd Alibeajt, lidhur kandidatët e nxjerrë për zgjedhjet lokale të 14 majit.

E ftuar në studion e “Të Paekspozuarit”, Godole tha se një parti e cila nuk gjen dot 61 kandidatë për të dalë në zgjedhje, duhet të shohë seriozisht misionin e saj. Ajo shtoi se nuk ka qenë e informuar se si ishin zgjedhur kandidatët nga Alibeaj.

Godole kritikoi këtë të fundit, teksa tha se një parti e cila nuk i ka të gjithë kandidatët rrezikon shkrirjen.

"Një parti që nuk mundet të gjejë 61 kandidatë të denjë për të konkuruar, është një parti që jo vetëm nuk ka kryer detyrat e shtëpisë, por duhet të shohë me seriozitet misionin e saj. Ose shkohet me 61 kandidatë, ose duhen gjetur arsyet përse këto kandidatë nuk janë aty.

Unë nuk kisha ide se si ishte gjendja në PD, përpara se të shkoja në mbledhjet e kryesisë. Nuk shihja gjatë vitit të fundit, një angazhim nga lidershipi që të mblidheshim dhe të organizoheshim. Vetë kam kërkuar të mblidheshim dhe të takoheshim. Zgjedhjet i shoh si diçka shumë serioze.

Mendova se do të na sillnin dosje të kandidatëve, dhe do të kishte 2-3 kandidatë për të zgjedhur më të mirin. Kështu e mendova unë. Këto informacione nuk u dhanë asnjëherë. Mbase kështu funksionon në partitë politike, ishte përvoja ime e parë. Unë do ta kisha dashur ndryshe.

Unë mendoj ose do të shkosh në zgjedhje, me 61 kandidatë, si një forcë politike serioze, ose pastaj mund të shkrihet partia, shkrijeni partinë ose bëni koalicion të hapur me Foltoren, jepeni atë vulën, sepse kjo nuk mund të jetë parti që shkon kështu në zgjedhje”, Godole.

Të fundit