Flash News

Ditari i Opozitës

Shehi: Nuk mblidhen 500 mijë euro me rrogë shteti, ish-zyrtarja e Ahmetajt ‘hajdute profesioniste’

Shehi: Nuk mblidhen 500 mijë euro me rrogë shteti, ish-zyrtarja e

Deputeti Dashamir Shehi ka komentuar grabitjen e banesës së ish-zyrtares së kabinetit të Arben Ahmetajt, Alda Klosi, nga patruesja Rozeta Dobi dhe djali i saj Havier Dobi.

I ftuar në RTV Ora, Shehi tha se sikurse pastruesja është një hajdute profesioniste që ka grabitur shumën e parave, ashtu është edhe Klosi.

Shehi tha se nuk mund të bëhen 500 mijë euro lekë me një rrogë shteti. Deputeti u shpreh se të gjithë nëpunësit gdhihen milionera dhe i mbajnë vilat me lekë, falë korrupsionit.  

“Kjo është çështje për prokurorë por po e gjykoj si fenomen. Pastruesja është një hajdute profesioniste, por dhe kjo tjetra që ka 500 mijë euro kështu i bie të jetë. Unë gjykoj se 500 mijë euro me rrogë shteti nuk mblidhen.

Kjo është një çështje që i duhet lënë prokurorisë dhe policisë. Ky është një akt i rëndë që tregon se korrupsioni është bërë mënyrë jetese, ka fituar qytetarinë. Pothuajse të gjithë e dinë nëpunësit e shtetit mbajnë me miliona lekë në shtëpiat e tyre. Gjithnjë ka pasur një shkallë të lartë korrupsioni në Shqipëri, kjo edhe për arsye të varfërisë, izolimit, mos mësimit me një adminsitratë moderne por kjo dekadë e fundit ka pasur një lloj përshkallëzimi.

Këtu çfarëdolloj nëpunësi apo çfarëdolloj roli të vogël të qoftë do të gdhihet milioner, do të ketë vilë në Vlorë, vilë në Sarandë, makinë që bën 50 mijë – 100 mijë euro, gjëra të pamendueshme 20 – 30 vjet më përpara”, u shpreh Shehi.

Të fundit