Flash News

Ditari i Opozitës

Gratë deputete të opozitës kërkesë Begajt: Mos dekreto ligjin për barazinë gjinore!

Gratë deputete të opozitës kërkesë Begajt: Mos dekreto

Deputetet e opozitës i kanë drejtuar presidentit Bajram Begaj një kërkesë zyrtare, duke i kërkuar që ligjin për barazinë gjinore ta kthejë për rishqyrtim në Kuvend.

Në dokument renditen të gjitha argumentet që sipas tyre e bëjnë ligjin të kundërkushtetueshëm.

Deputetët i kërkojnë presidentit që, të paktën një herë gjatë mandatit të tij, të ngrihet në lartësinë e detyrës dhe të ndalojë ndarjet, deformimet dhe denatyrimin e ligjeve.

Po ashtu, theksohet rëndësia e konsultimit me komunitetet fetare për të ruajtur traditën shqiptare, sipas së cilës asnjë rregull në shoqëri nuk mund të imponohet në kundërshtim me përfaqësuesit e tyre.

“Për këtë arsye, ju kërkojmë që të paktën një herë të vetme gjatë ushtrimit të detyrës tuaj si President i Republikës, të ngriheni në lartësinë e detyrës, të ndaloni përcarjen, deformimin, denatyrimin, dhe të ndiqni edhe këshillat e komuniteteve fetare, për të ruajtur tradidën shqiptare se asnjë rregull në shoqrinë tonë nuk mund të imponohet në kundërshti me përfaqësuesit e komuniteteve fetare.

Për të gjitha sa më lart, Të riktheni për rishqyrtim në Kuvend ligjin “Për barazinë gjinore”, sipas kompetencës që ju njeh Kushtetuta në nenin 85 të saj.” thuhet në kërkesën e grave deputete të PD. 

Të fundit