Flash News

Ditari i Opozitës

"Gratë naftëtare erdhën në Tiranë por nuk i pritët", Dhurata Çupi thirrje Ramës: Kërkoju ndjesë, paguaji dhe pastaj ik

"Gratë naftëtare erdhën në Tiranë por nuk i
Ish-deputetja e PD-së, Dhurata Çupi

Ish-deputetja e PD-së, Dhurata Çupi, ka reaguar së fundmi për grevën e grave naftëtare, teksa i ka bërë thirrje kryeministrit Rama, t'i japë zgjidhje problemit të tyre me pagat e pamarra.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Çupi i është përgjigjur edhe thirrjes së kryeministrit për heqjen dorë nga greva, teksa thekson se gratë naftëtare erdhën në Tiranë por askush nuk i priti, madje i përplasën edhe derën në fytyrë.

Më tej ajo shton se Rama duhet të shkojë tek këto gra për t'ju kërkuar falje dhe t'u japë pagat.

Reagimi i plotë:

Zoti kryeministër në ikje, në një familje të vërtetë, gratë nuk lihen pa bukën e fëmijëve. Zonjat e nderuara, nga të cilat ti kërkon që të dalin nga greva, ishin në Tiranë, por nuk denjove as t’i presësh, as t’i dëgjosh.

Këto gra gjithë halle erdhën për dialog nga Ballshi në Tiranë dhe ti u përplase derën në fytyrë!

Të paktën, bëhu një here njerezor dhe jepu atë që u takon! Është cinike, e pashpirt, barbare sfida që ti zoti kryeministër u bën atyre grave të mbytura në halle nga parajsa e luksit ku jeton. Shko tek ato gra, kërkoju ndjesë, paguaji dhe pastaj ik!

 

Të fundit