Flash News

Ditari i Opozitës

"Greqia dha 500 mln euro për qytetarët", Berisha: Narkoqeveria e Ramës po vjel nga qytetarët, asnjë ndihmë për ta

"Greqia dha 500 mln euro për qytetarët", Berisha:

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një deklaratë për mediat para Kuvendit, akuzoi qeverinë për keqpërdorim ekstrem të parlamentit dhe shmangie nga problemet jetike të qytetarëve. Ai theksoi se, ndryshe nga vendet e Europës që po ndërmarrin masa për të përballuar rritjen e çmimeve, në Shqipëri mungojnë lehtësirat ekonomike për qytetarët.

Berisha u ndal te rritja e të ardhurave nga TVSH-ja, duke theksuar se qeveria aktuale ka përfituar nga kriza duke rritur barrën mbi konsumatorët. Ai solli si shembull Greqinë, e cila ka ndërmarrë masa konkrete financiare për qytetarët, ndërsa Shqipëria, sipas tij, ka çmime më të larta të karburanteve në rajon.

Berisha: Keqpërdorim ekstrem i parlamentit për të larguar tematikën nga interesat më jetike të qytetarëve shqiptarë.
Këto kohë, qeveritë dhe parlamentet e Europës janë marrë me një seri masash, një breshëri masash për të lehtësuar gjendjen ekonomike, financiare të qytetarëve për shkak të rritjes së madhe të çmimit të naftës dhe çmimeve të tjera në mbarë Europën dhe botën.
Se cila është pasoja e kësaj rritje mbi qytetarët shqiptarë, mjafton t’u rikujtojë se taksa kryesore që ata paguajnë nga i sapolinduri tek ai që është në ditën e fundit të jetës së tij, është TVSH-ja.
Dhe nga TVSH-ja, narkoqeveria e Edi Ramës ka vjelur këto kohë 14 përqind më shumë se sa në muajin paraardhës.
E tëra kjo quhet taksë konsumatori, taksë e paguar nga ato qenie të gjalla që konsumojnë.
Asnjë rikthim, asnjë lehtësim, në një kohë kur vetëm dje, kryeministri i Greqisë informoi se përcaktoi 500 milionë euro për të lehtësuar pasojat e krizës së naftës.
Përcaktoi 150 euro për çdo fëmijë.
Përcaktoi 150 euro për pensionistët ndën 300 euro.
Këto nuk përfshijnë fermerët, që po e po e kanë të garantuar.
Pra, Shqipëria përkundrazi merr dhjetëra milionë euro më shumë nga qytetarëët duke përfituar nga kriza dhe kjo kryekëput falë taksës ndëshkuese të Edi Ramës mbi naftën.
Maqedonia dje e shiste naftën me 150 lekë, Shqipëria me 200 lekë në mbarë territorin.
Pra, 50 lekë më shtrenjtë.
Lehtësira të mëdha janë bërë për qiratë, janë dhënë bonuse në dorë për ushqimet.
Në Shqipëri, Edi Rama mendon vetëm për veten dhe familjen e tij.

Të fundit