Flash News

Ditari i Opozitës

Greqia “e zemëruar” me Shqipërinë, Nesho: Situata është serioze, Rama i njëanshëm

Greqia “e zemëruar” me Shqipërinë, Nesho: Situata

Agim Nesho komentoi burgosjen e Belerit e cila duket se po 'ngrin' marrëdhëniet Shqipëri-Greqi .

Nesho u shpreh për Syri Tv, se situata është mjaft serioze dhe se qeveria në këtë rast dhe jo vetëm, ka mbajtur njëanshmëri. Kjo ka sjellë edhe acarim të raporteve mes Greqisë dhe Shqipërisë.

Nesho: Situata është serioze se gjithmonë e më tepër duket mungesa e seriozitetit shqiptar, përfaqësuar nga kryetari i qeverisë i cili vepron në mënyrë të njëanshme dhe me arbitraritet.

Ngjarja që bëri duke imponuar që drejtësia të veprojë më urdhër politik ndaj një kryetari të zgjedhur të bashkisë së Himarës, kjo për të gjithë si brenda dhe jashtë vendit është një arbitraritet i cili duhet të mos pranohet dhe ky ishte dhe themeli i shtypit grek ditët e sotme të djeshme ku flitet gjithmonë se Greqia nuk mund të bëjë pazare me principet kryesore demokratike që mbajnë në BE.

Por nga ana tjetër ne duhet të bëjmë një parantezë, që Greqia nga ana tjetër ishte me  vonesë dhe e kanë parë çështjen e shkeljes të të drejtave të njeriut dhe situatën e perkeqësuar demokratike në Shqipëri, tëpër vonë, kur u prekën interesat e saj dhe kjo situatë egziston prej vitesh .

Përkundrazi si grekët dhe anglezët ishin dy shtetet e fundit të cilët  duke përfituar nga play-boizmi i Ramës, ose nga ajo që shumë analistë te tjerë e kanë quajtur mënyra aventureske e sjelljes se shtetit dhe plotësimit të interesi të vendeve të tjera në kurriz të shqiptarëve , të dy kryeministrat të cilët i ofruan vizita ishte kryeministri britanik i cili i mori diçka tepër të madhe i hoqi gjithë shqiptarët i ktheu në Shqipëri, një operacion që kishte kosto, ku Rama shiti interesat e shqiptarëve.

Të fundit