Flash News

Ditari i Opozitës

Greqia zgjerohet në Jon, PD thirrje qeverisë: Bëj transparencë, çfarë negociatash janë diskutuar?

Greqia zgjerohet në Jon, PD thirrje qeverisë: Bëj

Partia Demokratike ka reaguar për dekretin e shtetit grek që parashikon zgjerimin ën detin Jon me 12 milje. Selia blu ka ngritur si shqetësim mungesën e transparencës nga qeveria shqiptare lidhur me këto zhvillime dhe ndikimin e tyre në ndarjen e kufirit detar mes Shqipërisë dhe Greqisë.

PD ngre një sërë pyetjesh që lidhen me ecurinë e negociatave mes dy vendeve sa i përket ujrave territorialë.

Partia Demokratike kërkon të dijë se cilët janë elementët që janë negociuar, çfarë është rënë dakord, cili është qëndrimi i qeverisë lidhur me këtë vendim të Greqisë dhe pasojat që ka për Shqipërinë.

"A është diskutuar ndonjëherë në këto negociata ideja që qeveria greke t’i shtrinte ujërat e veta territoriale nga 6 ne 12 milje? Nëse po cili ka qenë qëndrimi i qeverisë shqiptare në këtë pikë?

A e vendos Shqipërinë kjo shtrirje nga pala greke e detit territorial në 12 milje, në një pozitë më pak të favorshme negociuese?

A ka analizuar qeveria shqiptare pasojat juridike dhe të tjera të kësaj shtrirjeje për të cilën mediat kanë raportuar prej kohësh?

Nese ky zgjerim e vendos Shqipërinë në një pozitë më pak të favorshme, a duhet që qeveria shqiptare të paraqesë rezervat e saj lidhur me këtë zgjerim si dhe me aspekte të tjera që përkeqësojnë pozitat e Shqipërisë", janë disa nga pyetjet që rendit PD.

Në deklaratën për mediat, kjo e fundit shpreh angazhimin e saj në respektimn e të Drejtës Detare Ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave të të gjitha palëve.

Gjithashtu i bën thirrje qeverisë, të bëjë transaparencë të plotë mbi çdo veprim apo mosveprim të saj lidhur me këtë çështje.

Të fundit