Flash News

Ditari i Opozitës

Greva e naftëtarëve, Bozdo: Investitori "serioz" i kryeministrit ia mbathi me dhjetëra mln €, punonjësit në mjerim

Greva e naftëtarëve, Bozdo: Investitori "serioz" i

Ish- deputeti demokrat Eno Bozdo ka reaguar për grevën e naftëtarëve dhe qëndrimet e kryeministrit Edi Rama përballë kësaj kauze. Ai ironizon administratorët e rafinerisë duke i quajtur investitorë serioz të Edi Ramës.

Sipas Bozdos, së bashku me investitorin përfitoi edhe kabineti qeveritar. Ai bën thirrje që situata të zgjidhet sa më shpejtë.

Postimi i plotë:

Meqënëse Edi Rama më përmendi sot emrin:

Punëtorët e Rafinerisë janë në grevë sepse investitori serioz i Edi Ramës ia mbathi me dhjetëra milionë euro fitim, pa paguar punëtorët dhe as detyrimet ndaj qeverisë së Edi Ramës. Ia mbathi në mes të ditës, pa i hyrë gjëmb në këmbë. Këtë skemë e bëri jo vetëm një herë, por 3 herë. Fitoi qindra milionë euro, pa dhënë rroga dhe detyrime.

Investitori serioz i Edi Ramës, regjistroi 3 herë kompani offshore, sigurisht "pa dijeninë" e Edi Ramës. Dhe po tre herë përsëriti të njëjtën skemë: erdhi, pa dhe fitoi.

Bashkë me të fitoi Edi Rama dhe ministrat e tij. Humbën ata që nën këtë qeveri, humbin gjithmonë: njerëzit e varfër dhe punëtorët e pamundur.

Punëtorët aty duan zgjidhje. Duan paratë që u takojnë për punën e tyre të ndershme.

Nuk kanë nevojë për batuta, po për bukë për familjet e tyre.

Zgjidhja është ajo që Lulzim Basha ka ofruar: 8 milionë euro paga të padhëna dhe ndjekje penale për investitorin serioz të Edi Ramës!

Të fundit