Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Greva e naftëtarëve të Ballshit, Kryemadhi letër SPAK-ut: Hetoni përgjegjësit

Lëvizja Socialiste për Integrim ka hartuar një letër publike drejtuar intitucioneve më të rëndësishme në vend, për të gjetur një zgjidhje në lidhje me grevën e naftëtarëve të Ballshit.
Përmes kësaj shkrese, Monika Kryemadhi e konsideron skandaloze dhe të patolerueshme që qeveria nuk ka marrë asnjë vendim për të monitoruar situatën, sado që shteti rezulton partner 15% në këtë sipërmarrje.
“Nga pikëpamja ligjore situata është vërtetë skandaloze pasi, të drejtën e marrjes së këtyre pagave, punonjësit e kanë fituar me vendim gjykate. Është e patolerueshme që qeveria nuk ka ndërmarrë asnjë veprim, nuk ka monitoruar situatën, nuk ka imponuar gjetjen e zgjidhjeve për punëtorët, ndonëse shteti rezultonte pjesëmarrës me 15% në këtë ndërmarrje, dhe kjo pjesëmarrje ka patur si detyrim kryesor funksionimin e rregullt dhe në përputhje me ligjin, ku themelore dhe mbi të gjitha mbetet garantimi i të drejtave të punonjësve”, shkruhet në letër.
Ndër të tjera ajo i ka bërë thirrje SPAK-ut, Prokurorisë së Përgjithshme, KLSH-së si dhe Avokatit të Popullit, që të ndërhyjnë për të zgjidhur çështjen.
Naftëtarët e Ballshit, sot ndodhen në ditën e 22-të grevës dhe shprehën të sigurtë se do të qëndrojnë aty deri kur të dëmshpërblehen.
LETRA E KRYEMADHIT
Të nderuar,
Jam e detyruar t’ju drejtohem lidhur me situatën kritike në të cilën gjenden punonjësit e kompanisë së naftës A.R.M.O. sh.a., dhe përkatësisht punonjësit sipas njësive KPTHN Ballsh, UPN Fier, Flekt Vlorë.
Këtyre punonjësve nuk u është paguar për një kohë shumë të gjatë paga dhe ata vazhdojnë të mos paguhen edhe sot e kësaj ditë.
Punonjësit gjenden prej më shumë se tre javësh në grevë urie për të fituar të drejtat e mohuara dhe të grabitura në mënyrë të njëanshme prej pronarëve dhe administratorëve të A.R.M.O.
Situata paraqitet edhe më e rëndë duke pasur parasysh që prej ditësh janë ngujuar punonjëset gra, të cilat kanë punuar për vite me radhë në atë ndërmarrje.
Nga pikëpamja ligjore situata është vërtetë skandaloze pasi, të drejtën e marrjes së këtyre pagave, punonjësit e kanë fituar me vendim gjykate.
Është e patolerueshme që qeveria nuk ka ndërmarrë asnjë veprim, nuk ka monitoruar situatën, nuk ka imponuar gjetjen e zgjidhjeve për punëtorët, ndonëse shteti rezultonte pjesëmarrës me 15% në këtë ndërmarrje, dhe kjo pjesëmarrje ka patur si detyrim kryesor funksionimin e rregullt dhe në përputhje me ligjin, ku themelore dhe mbi të gjitha mbetet garantimi i të drejtave të punonjësve.
Qeveria me ndërgjegje të plotë ka mbyllur sytë përpara shkeljes për një kohë shumë të gjatë, të të drejtave të punonjësve, gjë që ka krijuar këtë tensionim ekstrem social, të natyrshëm të punonjësve, që ka ardhur nga kjo grabitje e mundit dhe e djersës së tyre.
Punonjësit i kanë kërkuar me insistim dhe në mënyrë korrekte këto të drejta të ligjshme të tyre, si dhe kanë organizuar edhe një tjetër grevë urie muaj më parë, në shkurtin e vitit 2020, e cila u mbyll pas kryerjes së një pagese minimale dhe me premtimin nga ana e pronarëve dhe qeverisë për likujdimin e plotë të të gjithë pagave të prapambetura.
Është shumë e qartë të nderuar zotërinj që shkelja e të drejtave të punonjësve ka ardhur si pasojë e shkeljeve shumë të rënda të ligjit dhe kjo situatë paligjshmërie ekstreme është pasuar nga reagimi plotësisht legjitim i punonjësve, të cilët për shkak të papunësisë së imponuar nga veprimet e njëanëshme të pronarëve, janë zhytur në një varfëri ekstreme.
Realisht, përgjegjshmëria ligjore e punonjësve dhe korrektesa e tyre, është vendosur përballë dhunimit të ligjit dhe papërgjegjshmërisë e neglizhencës ekstreme të qeverisë e cila ka mbajtur një qëndrim refraktar ndaj kërkesave të tyre, duke u vënë haptas në krah dhe në mbështetje të shkeljes së ligjit.
Përshkallëzimi i situatës jo vetëm do të sjellë pasoja të rënda për shëndetin dhe jetën e grave greviste, por do të tensionojë akoma më shumë një situatë sociale që praktikisht është në kufijtë ekstrem të varfërisë dhe për pasojë do të krijonte premisat për një përplasje e cila është plotësisht e evitueshme duke zbatuar ligjin dhe duke likuijduar të gjitha detyrimet e pagave të papaguara, që punonjësve në mënyrë të ligjshme u takojnë.
Kërkoj nga ju që të hetoni deri në fund të gjithë këtë problematikë, nxjerrjen e përgjegjësive ligjore dhe imponimin e fortë ndaj qeverisë dhe pronarëve për zgjidhjen e menjëhershme të problemit, pasi pasojat dhe përgjegjësitë për çdo tensionim të mëtejshëm të situatës, në një zonë ku familje në ekstremin e varfërisë kanë mbetur pa asnjë të ardhur, do të binin vetëm mbi qeverinë dhe pronarët e ndërmarrjes.
Kërkoj gjithashtu edhe verifikimin dhe zbardhjen e të gjitha veprimeve dhe mosveprimeve dhe përgjegjësitë penale që rrjedhin prej tyre, të ministrive përkatëse dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore.


Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38