Flash News

Ditari i Opozitës

Grida Duma dorëzoi mandatin, Kryemadhi: U bullizua. Rroga jonë, sa një përgjegjës zyre i Postës

Grida Duma dorëzoi mandatin, Kryemadhi: U bullizua. Rroga jonë, sa

Deputetja e PL, Monika Kryemadhi ka komentuar lënien e mandatit të deputetes nga Grida Duma pak ditë më parë.

E ftuar në Euronews Albania, Kryemadhi thotë se Duma dhe shumë gra bullizohen në parlament pasi nuk u japin të drejtën e fjalës, por nuk hodhi poshtë as motivet financiare.

Njerëzit mendojnë se deputetët e opozitës po hanë atje, por rroga është sa një përgjegjës zyre i Postës. Dhe është 1.1 milionë të vjetra. Cili është misioni? është çështje parash ajo. Me çfarë do paguajë Grida Duma, me çfarë do rrisi djalin, me ç'do paguajë dritat, me çfarë do mbajë makinën. Nuk i llogarisni asnjëherë.

Sa i paguan të tjerët Veliaj nën xhep, kush ua paguan dritat dhe makinat? Iku për një jetë më të mirë. I bënë të gjithë CV Grida Dumës në televizor. Grida Duma mund të ketë problemet e veta, por për një grua të bullizuar nuk ka pse rri më në një parlament që nuk ta jep fjalën njeri. Ai nuk të jep të drejtën e fjalës”, tha Monika Kryemadhi.

 

Të fundit