Flash News

Ditari i Opozitës

Grida Duma flet pas mbledhjes së grupit parlamentar: Fryma e bisedës ka qenë e paqtë dhe konstruktive nga të dyja palët

Grida Duma flet pas mbledhjes së grupit parlamentar: Fryma e bisedës

Deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma ka folur për mediet pas mbledhjes së Grupit Parlamentar të kësaj force politike.

Deputetja demokrate iu përgjigj interesit të medias lidhur me bashkimin e PD, se në këtë takim fryma e bisedës ka qenë e paqtë dhe konstruktive nga të dyja palët.

“Mendoj se ka shumë gjasa, unë nuk dua të flas më si palë, fryma e bisedës ka qenë krejtësisht e paqtë dhe konstruktive nga të dyja palët që kanë përfaqësuar këtë tryezë. Fryma me të cilën lashë mbledhjen është e sinqertë.

Mënyra se si do të shkohet drejt këtyre primareve është duke u diskutuar në çdo moment. Fakti që kanë nisur diskutimet unë e quaj një lajm të mirë. Fryma është për të gjetur të gjitha elementët që mund të na çojnë drejt  bashkimit”, tha Duma.

Të fundit