Flash News

Ditari i Opozitës

Grida Duma jep dorëheqjen nga posti i nënkryetares së PD

Grida Duma jep dorëheqjen nga posti i nënkryetares së PD

Pas humbjes në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit. PD pësoi një krisje të thellë. Deputetët që deri dje e mbështesnin dhe i kërkon Bashës të mos droëzohej, sot janë ngritur për t’i kërkuar largimin nga karrigia e kryetarit.

Grida Duma ka dhënë dorëheqjen sot nga posti i nënkryetares së PD.

Në një postim në Facebook, Duma shkruan se pavarësisht kërkesës që pjesa dërrmuese e deputetëve i kërkuan Bashës të largohet, “ai përdori një pakicë të zhgënjyerish për të goditur deputetët”.

Më herët edhe Agron Gjekmarkaj dha dorëheqjen nga çdo funksion partiak duke mbajtur vetëm postin e deputetit. Edhe Flutura Açka njoftoi dje largimin nga PD, duke theksuar se do të bashkëpunonte vetëm me një opozitë të bashkuar, pa Bashën dhe Berishën.

Postimi i Dumës:

Partia Demokaratike e Shqipërisë është në ditët më të vështira, traumat e humbjeve të njëpasnjëshme nuk po rikuperohen sepse Lulzim Basha i përdor dhe negocion që dështimet e Partisë Demokratike t’i kthehen në fitime të tij.

Pasi shumica e grupit parlamentar i kërkoi me maturi politike të ndërmarrë akte të përgjegjshme dhe të kapë dorëheqjen, Lulzim Basha përdori një pakicë të zhgënjyerish për të goditur deputët, më të votuarit dhe më përfaqësuesit e Partisë Demokratike.

Fakti që Lulzim Basha nuk largohet edhe pasi shumica e grupit parlamentar i kërkoi dorëheqjen na kërkon të gjithëve vendimarrje për shpëtimin e demokratëve të salrifikuar një dekadë.

dhe nuk ka asnje akt që të tregon ndërgjegjësimin për përgjegjësinë e tij, kërkon

Megjithëse personalisht nuk kam asnjë përgjegjësi në vendimarrje dhe ia kam shkruar e lënë të dokumentuara vendimet e dëmshme sot deklaroj që jap dorëheqjen si Nën/Kryetare e Partisë Demokratike, duke qenë ky vetëm një prej vendimeve të domsdoshme për demokratët.

Partia Demokratike nuk mund të jetë humbëse se duhet që dështaku të fitojë e përfitojë!

Të fundit