Flash News

Ditari i Opozitës

Grida Duma ultimatum Bashës: Të dorëhiqet, nuk ka rrugë tjetër

Grida Duma ultimatum Bashës: Të dorëhiqet, nuk ka rrugë

Deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma deklaron se Lulzim Basha duhet të dorëhiqet në mënyrë të parevokueshme dhe për këtë tha ajo, i është lënë afat deri të enjten, siç ai vetë ka kërkuar në mbledhjen e fundit të grupit parlamentar.

Gjatë një takimi në Elbasan, Duma thekson se grupi parlamentar i PD ka kërkuar në bllok dorëheqjen e Lulzim Bashës, pasi PD doli e treta në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit.

Kemi kërkuar dorëheqjen e Lulzim Bashës për vetëm një arsye, PD-ja nuk mund të zvogëlohet më. Demokratët nuk pranojnë më të jenë humbës, duhet të dalin fitues. Duhet secili të qartësohet se, nëse i bën dëm PD, duhet të bëjë hapa pas. Deputetët i kanë lënë kohë deri ditën e nesërme, siç edhe ai e kërkoi në mbledhjen e grupit parlamentar.

Nuk ka rrugë tjetër përveç se të tërhiqet. Aksionet e demokratëve nuk mund të keqpërdoren nga një aksioner i vetëm”, u shpreh Duma.

Kreu i PD, Lulzim Basha deri tani ka lënë të hapur mundësinë e dorëheqjes, ndërsa shumë zyrtar të PD afër tij kanë kërkuar dhe tërheqjen e Berishës nga ambicia për të rimarrë drejtimin e PD.

 

Të fundit