Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
"Do të kandidoj në Durrës", Floriana Garo: Nga bota e televizionit tek betejat politike. Sfidat e një gruaje të re për një Shqipëri më të mirë

"Shqipëria është vendi im i zemrës", kështu është shprehur Anëtarja e Kryesisë dhe Zëdhenësja e PD e dikur "Miss World Albania 2012", Floriana Garo, e cila la Amerikën dhe Zvicrën për të "përqafuar" vendin e saj pavarsisht realitetit shqiptar.
E bukur dhe me shumë sharm, Garo ka pasur një rrugëtim mjaft të sukseshëm si studente dhe volejbolliste ne SHBA, për të vijuar në botën e televizionit, si prezantuese dhe moderatore, e tashmë një figurë politike e njohur e Partisë Demokratike.
E pyetur nga Politiko.al se si është të jesh femër në politikë, Garo është shprehur se është e vështirë në një ambient të njohur si maskilist dhe të ashpër, por e ka marrë me pozitivitet.

Ish-missi nuk nguron të jetë falënderuese ndaj bashkëshortit të saj teksa thotë se: Për një grua që është nënë, balanca mes familjes dhe punës nuk është e lehtë. Duhet të ketë një burrë mbështetës dhe me shumë vetëbesim që ta pranojë më thjeshtë një grua në këtë fushë.
Përherë me këmbë në tokë, zëdhënësja e PD-së, e pyetur për ambicien politike shprehet se në këtë moment do të kandidojë në qytetin e saj, në Durrës, teksa vijon se për më vonë nuk i dihet pasi nuk bën plane afatgjata.
"Sfidat e Foltores, 8 Janari. Isha e pamësuar me beteja të tilla, me gaz lotsjellës në protesta, por kanë qenë mësime të jashtëzakonshme për mua", ky është momenti që Garo e cilëson si më të vështirin në karrierën politike.
E thjeshtë dhe vlerësuese, ish misi shprehet se partitë janë të hapura për gratë, edhe pse në rolin e tyre ka ende rezerva për sa i përket vendimmarrjes reale.
"Kur më tregojnë gratë e hekurta të politikës shqiptare eksperiencat e tyre në kohë shumë të vështira të tranzicionit, mes plumbave dhe kushteve aspak të zakonshme, them që tani, për dikë që është e pëlqyeshme dhe e vendosur, është shumë më e thjeshtë", shprehet për Politiko.al, Garo.

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, u bën thirrje qytetarëve që të mos i marrin gjërat shabllon, por të vlerësojnë vërtet çfarë është më e mira për vendin.
Garo shprehet se vetëm një ekonomi e mirë do shërojë plagët e shpopullimit dhe do mundësojë një të ardhme me shpresë për ata që jetojnë këtu dhe nxitje për ata që janë larguar të kthehen.
Me pozitivitetin që e karakterizon, Garo tregon mbështetjen për çdo vajzë apo grua që synon të hyjë në politikë: Mbështetjen time do ta keni gjithmonë! Nëse doni të kontribuoni, mos hezitoni.

Intervista e plotë
Keni jetuar 12 vite në diasporë, si ishte ripërballja me Shqipërinë? Duke parë ndryshimet, situatat?
GARO: U përshtata shpejt, Shqipëria është vendi im i zemrës. Shkëputja nga Amerika, ku jetova për 8 vjet, ishte në vitin 2010 dhe më pas për 7 vjet pata mundësinë ta ndërtoja karrierën në televizion në Shqipëri, ku edhe u përballa me realitetin shqiptar.
Më pas u largova për në Zvicër për 4 vite, ku krijova familjen dhe prej 4 vitesh që jetojmë këtu, përshtatja ka qenë shumë e mirë. Kur je i angazhuar në një punë që e do, mes njerëzve të dashur dhe në një vend me mot të mirë, përshtatja ndodh natyrshëm.
Kisha merakun e fëmijëve, si do përshtateshin, por ata ishin 3 dhe 1 vjeç kur u kthyem, akoma nuk e kishin nisur kopshtin dhe këto etapa i filluan këtu.
Edhe im shoq u përshtat mirë pas 27 viteve në Zvicër, tashmë teknologjia e mundëson që ai të punojë edhe online.
Tashmë zëdhënësja dhe anëtare e Kryesisë së Partisë Demokratike, si është të jesh femër në politikë?
GARO: E vështirë në një ambient të njohur si maskilist dhe të ashpër, por unë e kam marrë me pozitivitet. Mendoj që pika ime më e fortë është autenticiteti.
Për një grua që është nënë, balanca mes familjes dhe punës nuk është e lehtë. Duhet të ketë një burrë mbështetës dhe me shumë vetëbesim që ta pranojë më thjeshtë një grua në këtë fushë.
Si jeni gjendur në Partinë Demokratike?
GARO: Unë isha një figurë e njohur publike nga televizioni. Kam studiuar në SHBA për marrëdhënie ndërkombëtare.
Pas përmbushjes që ndjeva nga krijimi i familjes time dhe pas vendimit për t’u kthyer në Shqipëri, kisha dy mundësi: të rikthehesha në televizion ose të përfshihesha në një fushë me akoma më shumë impakt, politikë. Një sfidë për dikë si unë, të pamësuar me këtë fushë.
U afrova vetë në PD për të kontribuar dhe m’u ofrua të isha zëdhënëse e fushatës në zgjedhjet e 2021. Kur më pas Doktor Berisha nisi Foltoren, gjithë instinkti im politik më drejtoi t’i bashkohesha.
Deri ku shkon ambicia juaj politike?
GARO: Në këtë moment do të kandidoj në qytetin tim, në Durrës. Më vonë, nuk di ta them. Nuk bëj plane shumë afatgjata.
Cili ka qenë momenti më i vështirë në karrierën tuaj politike?
GARO: Sfidat e Foltores, 8 Janari. Isha e pamësuar me beteja të tilla, me gaz lotsjellës në protesta, por kanë qenë mësime të jashtëzakonshme për mua.
A ka ndodhur ndonjëherë që të keni pasur paragjykime gjinore në punën tuaj?
GARO: Po. Për faktin që jam grua dhe që kam ardhur nga televizioni, por këto janë tejkaluar tashmë. Njeriu arrin ta tregojë karakterin pas një fare kohe.
Si e balanconi jetën tuaj private dhe atë profesionale?
GARO: Me mbështetje nga im shoq dhe nga rrethi i ngushtë familjar.
Edhe Doktor Berisha ka qenë gjithnjë i mirëkuptueshëm për faktin që jam një nënë me dy fëmijë të vegjël.
Po koha ime ndahet vetëm mes familjes dhe punës. Nuk ka më qejfe me shoqërinë dhe udhëtimet i kam reduktuar.
Politika ka kohë më intensive si fushatat dhe kohë më të qeta, kështu që unë jam përshtatur.
Si e shihni të ardhmen e gruas në politikën shqiptare? A ka më shumë mundësi për gratë të arrijnë pozita udhëheqëse?
GARO: Kohët kanë ndryshuar. Tani ka më shumë hapësira dhe më shumë mundësi. Partitë janë të hapura për gratë, edhe pse në rolin e tyre kam ende rezerva për sa i përket vendimmarrjes reale.
Kur më tregojnë gratë e hekurta të politikës shqiptare eksperiencat e tyre në kohë shumë të vështira të tranzicionit, mes plumbave dhe kushteve aspak të zakonshme, them që tani, për dikë që është e pëlqyeshme dhe e vendosur, është shumë më e thjeshtë.
Keni ndonjë thirrje për zgjedhjet e 2025?
GARO: Sa më shumë gra dhe të rinj të ndërgjegjësohen për alternativat e politikës shqiptare! Të mos i marrin gjërat shabllon, por të vlerësojnë vërtet çfarë është më e mira për vendin.
Kush ka mundësinë ta sjellë ndryshimin real e të përmbysë këtë narkoshtet? Partitë e vogla, sado të paprovuara, nuk arrijnë ta bëjnë dot. Partia Demokratike do të fokusohet te mirëqenia e qytetarëve. Ky është premtimi ynë solemn.
Vetëm një ekonomi e mirë do shërojë plagët e shpopullimit dhe do mundësojë një të ardhme me shpresë për ata që jetojnë këtu dhe nxitje për ata që janë larguar të kthehen. Shqipërinë e mrekullueshme duhet ta gëzojnë shqiptarët, pasi për ta, ajo është bërë e papërballueshme. Kjo do marrë fund!
Një mesazh për të gjitha gratë dhe vajzat që synojnë të hyjnë në politikë.
GARO: Partia Demokratike i ka dyert e hapura. Ne jemi parti e dinjitetit dhe njerëzve të lirë.
Mendojeni mirë përfshirjen, jini vetvetja dhe çdo hap hidheni me guxim.
Mbështetjen time do ta keni gjithmonë! Nëse doni të kontribuoni, mos hezitoni!
Intervistoi: Neta Fero
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38