Flash News

Ditari i Opozitës

"Gruaja më e investuar në PD", Kuçana: Përballë Manastirliut mund të jetë Albana Vokshi

"Gruaja më e investuar në PD", Kuçana:

Zgjedhjet e pjesshme lokale në Tiranë janë në fokus të debatit publik, pas shkarkimit të Erion Veliajt.

Kryesociliasti Edi Rama prezantoi Ogerta Manastirliut si kandidate e PS-së në Tiranë, kurse Partia Demokratike nuk ka prezantuar ende kandidatin e saj për këtë garë.

E ftuar në Euronews Albania, Ilirjana Kucana, përfaqësuese e PD-së, ka folur për kandidaturën që sipas saj mund t’i bëjë konkurrencë Manastirliut.

“Unë mendoj që përballë Manastirliut mund të jetë Albana Vokshi, është femra më e investuar në PD. Është gruaja që mban 7 pozicione në Partinë Demokratike dhe përderisa i është dhënë ky besim unë mendoj që t’ja kthejmë demokratëve këtë besim.

Ajo ka dhe mbështetje ndërkombëtare, është nënkryetare e PPE-së dhe këtu ndoshta do kishim dhe ndërkombëtarë që mbështesnin zonjën Vokshi.” – tha Ilirjana Kucana.

 

 

Të fundit