Flash News

Ditari i Opozitës

Grup-kapitulli i parë me BE, Tabaku: Është më shumë çështje sigurie, nuk ishte për politikën

Grup-kapitulli i parë me BE, Tabaku: Është më shumë

Deputetja Jorida Tabaku ka komentuar hapjen e grup-kapitullit të parë të negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.

E ftuar në Real Story ajo tha se e rëndësishme është që erdhi një sinjal pozitiv për shqiptarët dhe nuk ishte për politikën. Sipas deputetes, sot kemi dinamikë tjetër gjeostrategjike dhe integrimi është një çështje sigurie.

 “Sot për mua ka rëndësi që erdhi një sinjal për shqiptarët dhe ky nuk ishte për politikën. Ky ishte një sinjal për shqiptarët, si populli më mbështetës në proceset euroatlantike.

E konsideroj këtë si një sinjal mbështetje për qytetarët, për Shqipërinë si vend dhe jo të lidhur me politikën e momentit.

Së dyti, sot kemi një dinamik tjetër gjeo-strategjike dhe tashmë mbas sulmit të Rusisë me Ukrainën, tashmë integrimi është një çështje sigurie dhe kam dy ditë që e them këtë. Sepse është e deklaruar e tillë, në qoftë se ne sot diskutojmë për zgjerimin e Europës me Gjeorgji, Moldavi, Ukrainë, jemi në një dinamikë komplet tjetër, pra e shohim se si mund të përdoret integrimi si një instrument për të ruajtur sigurisë.

Elementi i tretë, mos të harrojmë që nuk u bëmë vend anëtar, hapëm negociatat, as nuk i plotësuam kriteret, as nuk i arritëm standardet sipas asaj liste që ju nxorët, as ka ndodhur ndonjë mrekulli që dje nuk e kishim dhe sot e kemi”, tha Tabaku. 

Të fundit