Flash News

Ditari i Opozitës

Grup pune për ligjet që kërkojnë 84 vota, Bardhi i hap rrugë grupit të Bashës: Një vend për ata që mendojnë ndryshe

Grup pune për ligjet që kërkojnë 84 vota, Bardhi i hap

Kreu i Grupit Parlamentar i PD, Gazment Bardhi ka deklaruar se komisioni i ligjeve ka miratuar ngritjen e një grupi dialogu i cili do përbëhet nga gjashtë anëtarë dhe merr vendime me konsensus nga të gjithë anëtarët.

Sipas Bardhit në një dalje për mediat, Komisioni i Ligjeve për ngritjen e një grup dialogu për ligjet me 84 vota do të përbëhet nga 6 anëtarë të ndarë barazi mes grupit të shumicës e pakicës dhe merr vendime me konsensusin e të gjithë anëtareve. Ai shtoi se një anëtar i është lënë edhe grupit të Bashës.

“Grupi parlamentar ka miratuar propozimet, ku komisioni i ligjeve ka miratuar ngritjen e një grupi dialogu i cili do përbëhet nga gjashtë anëtarë dhe merr vendime me konsensus nga të gjithë anëtarët.

Propozimi i PD dhe Opozitës për këtë grup është: Bylykbashi, Erisa Xhixho dhe vendi i tretë kolegëve brena grupit që kanë një mendim ndryshe”, tha Bardhi.

 

Të fundit