Flash News

Ditari i Opozitës

Grupi i PD mblidhet në selinë blu para seancës plenare

Grupi i PD mblidhet në selinë blu para seancës plenare

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike është mbledhur në selinë blu ku po diskutojnë para fillimit të seancës plenare të Kuvendit.

Në fokus të takimit, mësohet se është aksioni që do të ndërmerret sot në seancë pasi një pjesë e madhe e deputetëve të opozitës mbeten të përjashtuar.

Në seancat e mëparshme ka pasur tensione në hyrje të Kuvendit, me përplasje të deputetëve të përjashtuar dhe Gardës e cila nuk i lejonte të hynin në sallën ku zhvillohej seanca plenare.

Të fundit