Flash News

Ditari i Opozitës

Grupi i PD nis procedurat për kërkesën e shkarkimit të presidentit Begaj

Grupi i PD nis procedurat për kërkesën e shkarkimit të

Gjatë mbledhjes së Grupit, Partia Demokratike vendosi që të nis procedurën parlamentare për propozimin e shkarkimit nga detyra të Presidentit të Republikës Bajram Begaj për “shkelje të rëndë të Kushtetutës”.

Sipas PD-së, vetëm gjatë kësaj jave janë refuzuar tre mocione me debat, një kërkesë për interpelancë urgjente me Kryeministrin dhe një tjetër për seancë dëgjimore me Ministren e Arsimit, duke shkelur Kushtetutën dhe Rregulloren e Kuvendit.

Po ashtu në mbledhje e zhvilluar është miratuar edhe ngritja e Komisionit Hetimor “për parregullësitë në farsën zgjedhore të 11 Majit 2025”, siç i cilëson PD.

Më herët sot kreu i PD, Sali Berisha ka paralajmëruar për mocion ndaj presidentit Bajram Begaj. Gjatë konferencës për shtyp, kryedemokrati sqaroi se opozita po e bën këtë për të mbrojtur Presidencën.

Të fundit