Flash News

Ditari i Opozitës

Grupi i PS-së paditi Nallbatin, Vasili: Çfarë bande hajdutësh pa moral dhe pa dinjitet!

Grupi i PS-së paditi Nallbatin, Vasili: Çfarë bande

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka komentuar kallëzimin penal të bërë nga grupi i Partisë Socialiste ndaj deputetit të opozitës Bledjon Nallbati, i cili goditi me grusht deputetin Vullnet Sinaj në seancën parlamentare të së hënës (30 tetor).

Vasili shprehet se deputetëve të mazhorancës “nuk ju a mban gjëkundi dhe nuk e kallëzojnë në SPAK Edi Ramën, që firmos fap fap fap dhe vidhen qindra milion euro”.

Reagimi i Petrit Vasilit

"Keta bagetite e rilindjes ne Parlament nuk ju a mban gjekundi dhe nuk e kallezojne ne SPAK Edi Ramen, qe firmos fap fap fap dhe vidhen qindra milion euro.

Dhe kur Edi Rama ne parlament nxjerr nga goja ujra te zeza nuk jua mban ta denojne!Çfare bande hajdutesh pa moral dhe pa dinjitet!

Ptu!"

Kujtojmë se kreu i Grupit të PS, Bledi Çuçi ka njoftuar se ka firmosur kallëzimin penal për Bledjon Nallbatit në emër të grupit parlametar të PS.

Deputeti i PD-së akuzohet për dhunën fizike të ushtruar në seancën e fundit ndaj deputetit Vullnet Sina, shkruan Çuçi.

Të fundit