Flash News

Ditari i Opozitës

Grupi i Rithemelimit nis zgjedhjet brenda PD, sot votohet për kryetarin e degës në Mallakastër

Grupi i Rithemelimit nis zgjedhjet brenda PD, sot votohet për kryetarin e

Grupi i Rithemelimit nis sot zgjedhjet brenda PD.

Komisioni I Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike njoftoi se sot do të zhvillohen zgjedhjet për Kryetar dege të PD Mallakastër, ndërsa kandidatë janë Astrit Xhafaj dhe Resmi Shanaj.

“Procesi I votimit do të hapet në orën 9.00 e do të mbyllet në orën 17.00. Në rast se në Qendrat e Votimit do të ketë ende votues, procesi do të vijojë edhe pas orës 17.00, deri kur edhe anëtari I fundit I PD së degës përkatëse të ketë votuar. Për shtyrjen e votimit do të njoftohet Komisioni I Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale.

Kandidatët e për Kryetar dege PD Mallakastër janë:

 1. Astrit Adem Xhafaj

2. Resmi Bilbil Shanaj

Komisioni I Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale fton të gjithë anëtarët e PD në dega Mallakastër të bëhen pjesë e procesit të votimit për zgjedhjen e Kryetarit të degës së tyre sipas parimit “një anëtar një votë”, për një Parti Demokratike më të bashkuar, më të forte e më të hapur”, thuhet në njoftimin e PD.

Të fundit