Flash News

Ditari i Opozitës

Grupi parlamentar i PD ‘shkarkon’ Bashën dhe Alibeajn nga struktura e përbërjes parlamentare, ja më kë i zëvendëson

Grupi parlamentar i PD ‘shkarkon’ Bashën dhe Alibeajn nga

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka kërkuar ndryshime në përbërjen e strukturës parlamentare me anëtarët e opozitës.  

Sipas propozimit, është kërkuar që të hiqen anëtarët që mbështesin grupin e Lulzim Bashës dhe të zëvendësohen me deputetët e PD.

Kështu kreu i PD, Lulzim Basha, është hequr nga anëtar në Asamblenë për bashkëpunimin e Evropës Perëndimore dhe është zëvendësuar nga Oerd Bylykbashi.

Po ashtu, në Këshillin për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin Gazment Bardhi ka hequr Enkelejd Alibeaj dhe e ka zëvendësuar me Oerd Bylykbashi.

Ndryshimet:

Ndërkohë në përputhje me pikën 2, të nenit 16 të Rregullores së Kuvendit, në Kryesinë e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike janë bërë ndryshimet si më poshtë vijon:

a) Nënkryetar – Ervin Salianji:

b) Nënkryetar – Albana Vokshi;

c) Zëdhënës/Sekretar – Ina Zhupa.

Në përputhje me pikën 3, të nenit 7 të Rregullores së Kuvendit, bëhen ndryshimet në listën e anëtarëve në disa delegacione të përhershme ndërkombëtare, për përfaqësuesit e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, si më poshtë:

Komiteti Parlamentar për Stabilizim Asociim (KPSA):

Jorida Tabaku – Anëtar;

Gazment Bardhi – Anëtar;

Agron Gjekmarkaj – Anëtar;

Ina Zhupa – Anëtar,

Zheni Gjergji – Anëtar;

Saimir Korreshi – Anëtar;

Sorina Koti-Anëtar;

Lindita Metaliaj – Anëtar zëvendësues;

Lefter Gështenja – Anëtar zëvendësues.

Asambleja Parlamentare për Bashkëpunimin e Europës Perëndimore:

Oerd Bylykbashi (anëtar)

Konferenca për Bashkëpunimin në Mesdhe:

Edmond Spaho (anëtar)

Dimensioni Parlamentar i Iniciativës së Europës Qendrore:

Albana Vokshi (anëtar)

Asambleja Parlamentare për Bashkëpunimin e Evropës Juglindore (AP SEECP):

Elda Hoti

1-Asambleja Parlamentare e Unionit Ndërparlamentare (IPU):

Edi Paloka (anëtar);

Ervin Salianji (anëtar);

Bledion Nallbati (anëtar);

Xhelal Mziu (anëtar);

Ramadan Likaj (anëtar zëvendësues);

Asllan Dogjani (anëtar zëvendësues).

Grupi parlamentar i PD ‘shkarkon’ Bashën dhe Alibeajn ngaGrupi parlamentar i PD ‘shkarkon’ Bashën dhe Alibeajn nga

Të fundit