Flash News

Ditari i Opozitës

Grupi Parlamentar i PD takon Michael Gahler: Rama po ndërton një shtet autoritar

Grupi Parlamentar i PD takon Michael Gahler: Rama po ndërton një shtet

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka zhvilluar një takim të rëndësishëm me Michael Gahler, koordinator i Partisë Popullore Europiane (EPP) në Parlamentin Europian, në kuadër të vizitës së tyre zyrtare në këtë institucion.

Deputetët Gazment Bardhi, Flamur Noka, Jorida Tabaku, Agron Gjekmarkaj dhe Albana Vokshi informuan eurodeputetin Gahler mbi situatën politike në Shqipëri, duke e akuzuar kryeministrin Edi Rama për shkelje të rënda të demokracisë.

Sipas PD-së, Edi Rama dhe mazhoranca e tij kanë ndërmarrë një sulm sistematik ndaj opozitës, duke burgosur liderin dhe disa deputetë të saj, si dhe duke kufizuar hapësirat kushtetuese të opozitës në institucione.

Reagimi i plotë:

Eurodeputeti Michael GAHLER, koordinator i EPP në Parlamentin Europian, është një mik i vyer i Shqipërisë dhe një avokat i të ardhmes së saj europiane. Takimi dhe biseda me të është gjithmonë një kënaqësi sepse eurodeputeti Gahler është një njohës i mirë i Ballkanit dhe Shqipërisë.


Si anëtar i Komisionit të Jashtëm në Parlamentin Europian, ne kishim mundësi ta informonin mbi zhvillimet e fundit në Shqipëri, ku Edi Rama dhe mazhoranca e tij, 7 muaj para zgjedhjeve, kanë urdhëruar agresionin ndaj opozitës, përmes burgosjes politike të Liderit të saj dhe deputetëve kundërshtarë të regjimit të Edi Ramës, si dhe përmes asgjësimit të hapësirës kushtetuese të opozitës në institucione.

Ndërkohë që ka urdhëruar agresionin në të gjitha format ndaj opozitës, Edi Rama ka bllokuar implementimin e rekomandimeve të OSBE-ODIHR, duke mos lejuar realizimin e një Reforme kuptimplotë, që garanton zgjedhje të lira dhe të ndershme.


Asgjësimi i opozitës, ekzekutimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, cënimi i balancave mes pushteteve, bashkëveprimi në qeverisje me krimin e organizuar dhe korrupsioni i kudogjendur, janë metoda që e largojnë Shqipërinë nga Europa dhe e bëjnë të njëjtë me vendet autoritare.

Të fundit