Flash News

Ditari i Opozitës

Grupimi Basha zhvillon zgjedhjet, kreu i FRPD: Procesi është nul, demokratët kanë zgjedhur t'i braktisin

Grupimi Basha zhvillon zgjedhjet, kreu i FRPD: Procesi është nul,
Kreu i FRPD, Besar Xhaferri i ka cilësuar nul zgjedhjet që po zhvillon grupimi i Lulzim Bashës për kreun e ri të PD.

Në një postim në Facebook, Xhaferri shkruan se pjesëmarrja e ulët në këtë proces, është dëshmia më e mirë, pasi demokratët kanë zgjedhur t'i braktisin.

"Zgjedhjet, “Referendum” i një grupi renegatësh për koalicionin Rama-Basha! Sot grupimi Basha zhvillon zgjedhjet, teksa sipas standardit të Jeminit që në 1700 karrige numëron 5004 persona, pretendon se 25 mijë demokratë do t'i drejtohen kutive të votimit për këtë proces. Sot është një ditë jo e mirë për pluralizmin, pasi një grup renegatësh, padrejtësisht po shkelmojnë djersën dhe mundin e popullit opozitar shqiptar, duke u bërë shtojcë dhe dekor për qeverinë më të korruptuar të Evropës.

Pjesëmarrja e ulët në këtë proces, është dëshmia më e mirë e asaj farse elektorale, pasi demokratët kanë zgjedhur t'i braktisin delfinët e partiçkave  dhe shoqatave që mendojnë se kanë veshur kostumin e PD. Ky proces është nul dhe në shkelje të çdo statuti dhe misioni i vetëm i tij është bojkoti i aksionit të opozitës reale. Foto tregon gjithçka: voton e para por kutia nuk është bosh", shkruan ai.

 

Të fundit