Flash News

Ditari i Opozitës

"Grusht shteti, Kuvendi pushtohet nga Garda!”

"Grusht shteti, Kuvendi pushtohet nga Garda!”

Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, e ka cilësuar "grusht shteti", pushtimin e Kuvendit nga Garda e Republikës.

Duke komentuar skenat që u panë sot përpara Kryesisë së Kuvendit, Vasili shkruan në Facebook se qeveria dhe maxhoranca kanë dalë jashtë ligjit me veprimet puçiste të tyre.

"Grusht shteti, Kuvendi pushtohet nga Garda! Në korridoret e Kuvendit, jashtë Kuvendit dhe në çdo qoshe ka vetëm gardistë.

Pushtimi i parlamentit nga Garda është fakt. Republika parlamentare është nën atakun e mafies qeveritare.

Deputetëve u bllokohet hyrja nga gardistët. Derës së Kuvendit i është vënë shuli i hekurit për të ndaluar opozitën.

Skena të neveritshme të militarizimit të Kuvendit nga Rilindja. Ky është grusht shteti dhe rrëmbimi i Kuvendit ka ndodhur. Qeveria dhe maxhoranca kanë dalë jashtë ligjit me veprimet puçiste të tyre."

 

Të fundit